Rritja e çmimeve, Ramiz Kelmendi: Vaji mund të zëvendësohet me margarinë

Aktuale

Rritja e çmimeve, Ramiz Kelmendi: Vaji mund të zëvendësohet me margarinë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 17:15
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka thënë se në rast se Kosova përballet me mungesë të vajit, ka alternativa të tjera për ta kompensuar mungesën.

Ai ka thënë se vaji mund të zëvendësohet nga yndyra bimore.

“Ekziston mundësia që nuk do ketë fare vaj, por ekzistojnë yndyrat tjera, margarina, tlynit që nuk kanë ndalesë me u importu prej shteteve që kanë, dhe ne kështu në vend të vajit e sjellim margarinën dhe kështu margarina e zëvendëson vajin. Ato janë yndyra bimore.

Janë zëvendëses të detyrueshëm për vaj në mënyrë që me i dhënë shije që mos të ndihet mungesa e tyre. Ne e kemi sot një krizë dhe qeveria nuk takohet me asnjë nga afaristët. Nëse nuk ka vaj ka margarina nuk ka nevojë për panik”, tha Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat