Brenda dy ditësh në Kosovë, çmimi i një litri vaj pësoi rritje astronomike.
Nga 1.60 euro, sa u shit pardje një litër vaj, ai sot kushtoi 3.49 euro.
Kjo nxiti reagime të shumta në vend teksa të shqetësuar ishin edhe qeveritarët.
Ndërkohë qytetarët kanë dërguar fotografi për të dëshmuar se sa kushton një litër vaj në vendet e rajonit dhe me gjerë.
Një lexues nga Maqedonia e Veriut ka njoftuar se atje sot një litër vaj ka kushtuar 1 euro e 59 centë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/10/auto_a21646931689.jpg)
Ndërkaq, nga Anglia kanë bërë të ditur mërgimtarët se një litër vaj ka kushtuar 1.09 funta, që i bie 1 euro e 30 centë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/10/auto_a31646931693.jpg)
Edhe në Gjermani sot vaji u shit dukshëm më lirë se në Kosovë.
Atje për një litër vaj, qytetarët kanë paguar 1.79 euro.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/10/auto_a41646931697.jpg)
Për rritjen e çmimit të vajit sot u shpreh i shqetësuar edhe kryeministri Albin Kurti. Ai tha se çmimi me të cilin është shitur sot një litër vaj në Kosovë është artificial dhe i rritur nga persona në dëm të konsumatorëve.
“Është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës. Nuk ka kurrfarë arsye, nevoje, për një fryrje të tillë. “Aktualisht çmimi i vajit në Republikën e Kosovës është më i lartë në botë. Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren. Këto çmime të fryra duhet të ç ‘fryhen. “Çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial, i paarsyeshëm dhe ka të bëjë me njerëz që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore e jo nga gjendja reale në Kosovë”, deklaroi Kurti.
Se ka manipulim me çmimet e vajti e ka pranuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo sot i ka bërë thirrje prokurorisë që të fillojë hetimet.
Haxhiu ka rikujtuar se kurdisja dhe orkestrimi i çmimeve është vepër që sanksionet me burgim deri në 5 vite dhe gjobë shtesë.
Ndërkohë, një burim nga distribuesit e vajit tha se një litër vaj që qytetarëve po u shitet më shumë se dyfish më shtrenjte, nga shitësit është siguruar për 1,60 euro.