Aktivisti Arwid Hall ka treguar se shqiptarët nga Kosova dhe rajoni janë duke u mbledhur për të blerë ndihma humanitare dhe për t’i dërguar për refugjatët ukrainas në kufi me Poloninë.
Ai tha se tashmë veçse kanë filluar me mbledhjen e këtyre fondeve.
“Shqiptarët edhe prej Maqedonisë, Shqipërisë, prej Serbisë dhe Kosovës kemi shku në Poloni me ble ndihma humanitare atje dhe me i shpërnda në kampet e refugjatëve në kufi atje, sepse ka shumë refugjatë atje në kufi me Poloninë”, tha ai.
Më tutje, ai tha se për momentin nuk kanë mundësi që të dërgojë direkt gjëra në Poloni, por vetëm të grumbullojnë fonde dhe gjërat t’i blejnë në Poloni.
“Ka interes për të grumbulluar fonde. Produktet nuk mundesh me dërgua për momentin për shkak të doganës dhe komplikimeve. Kështu ne i mbledhim fondet dhe me i ble gjërat në Poloni”, tha ai.