Paçarizi e quan mungesë serioziteti, profesionalizmi dhe sinqeriteti veprimin e Bislimit

Aktuale

Paçarizi e quan mungesë serioziteti, profesionalizmi dhe sinqeriteti veprimin e Bislimit

Më: 10 mars 2022 Në ora: 22:43
Rrahman Paçarizi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Rrahman Paçarizi, e ka cilësuar si mungesë serioziteti, profesionalizmi dhe sinqeriteti veprimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili informimin e Zëvendës Sekretarit të Këshillit të Evropës për iniciativën e Kosovës për anëtarësim e kishte shndërruar në mbështetje.

“Edhe sikur të ishte vetëm për konsum të brendshëm, një zëvendëskryeministër i Kosovës, një zyrtar shteti, nuk ka të drejtë t’i dezinformojë qytetarët e Kosovës, kjo është dezinformatë”, tha Paçarizi.

“Zëvendëskryeministri është përpjekur t’i mashtrojë qytetarët e Kosovës se ka arritur një lloj suksesi në takimet që i ka bërë atje”, u shpreh tutje ai.

Paçarizi tha se “vetë përpjekja që duket se është e qëllimshme e Bislimit tashmë po i kushton Kosovës”.

“Në vend se të paraqitet si një kandidat serioz dhe i dinjitetshëm, këta zgjedhin për të dezinformuar dhe për të paraqitur një takim të zakonshëm si një takim të madh”, tha më tej Paçarizi.

“Unë të them të drejtën jam i zhgënjyer, sepse pikërisht zotin Bislimi e kam parë si një nga vlerat e kësaj qeverie në kuptimin e seriozitetit, të ndërtimit të raporteve dhe të vetë profesionalizmi, prandaj nuk jam i zhgënjyer me vetë Qeverinë, sepse kam pritur nga ta një gjë të tillë, por jam i zhgënjyer me zotin Bislimi”, përfundoi Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat