Shqiptarët ndihmojnë refugjatët ukrainas: Na u kthyen emocionet e Kosovës gjatë 1999

Aktuale

Shqiptarët ndihmojnë refugjatët ukrainas: Na u kthyen emocionet e Kosovës gjatë 1999

Më: 11 mars 2022 Në ora: 00:53
Shqiptarët ndihmojnë refugjatët ukrainas

Për të ndihmuar refugjatët në kufirin Poloni-Ukrainë, kanë shkuar edhe disa shqiptarë, të cilët rrëfimin e tyre e ndanë për Rubikon, i cili po përcjell nga afër situatën e krijuar pas agresionit rus.

Don Gabrieli, i cili shërben në Ulqin, ka thënë se në kufirin polako-ukrainas gjendet bashkë me vullnetarët tjerë të misionit Caritas.

Ai tha se ky rrugëtim i rikthen emocionet për kohën kur në situatë të njëjtë kishin kaluar edhe kosovarët.

Ndërkaq, Arian Nikolla, nga Kosova, është ai që po ashtu po pret refugjatët në kufirin Poloni-Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat