Osmani dhe Gërvalla marrin pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

Aktuale

Osmani dhe Gërvalla marrin pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 08:05
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të marrin pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë. 

Në kuadër të këtij Forumi, Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla- Schwarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrëse në këtë Forum.

 Ato do të marrin pjesë në disa panele të këtij Forumi. 

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është "Rikodimi i diplomacisë".

 Ky Forum do t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat