Petrovska: Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale

Petrovska: Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më: 11 mars 2022 Në ora: 08:50
Sllavjanka Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska në ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje të plotë anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Në përgjithësi, politika jonë ndaj shteteve të reja anëtare – potenciale të NATO-s është parimore dhe ajo është se mbështesim politikën për dyer të hapura të NATO-s”, tha Petrovska në pyetjen se si do të votonte Maqedonia e Veriut për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Petrovska gjithashtu tha se një intervenim i NATO-s në Ukrainë, do të nënkuptonte një fillim të Luftës së Tretë Botërore.

“Nëse forcat e NATO-s do të hynin në Ukrainë, kjo do të nënkuptonte fillim të Luftës së Tretë Botërore”, tha Petrovska.

Petrovska theksoi se të gjitha mekanizmat që u futën në fuqi gjatë kësaj periudhe, dëshmoi se presidenti i Ukrainës, Vollodymir Zelenksi nuk është lënë vetëm.

“Nuk do të thosha se e kemi lënë vetëm për shkak se me të gjitha mekanizmat, të cilat i futën në fuqi gjatë kësaj periudhe, i ndërmarrim të gjitha masat dhe aktivitetet për të kundërshtuar agresionin në Ukrainë. Mendoj se dëshmuam solidaritet të madh”, shtoi Petrovska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat