Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe ata të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që thellojnë bashkëpunimin ndërmjet dy komisioneve.
Kryetari Adnan Rrustemi, u shpreh i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, derisa tha se dy bashkëpunim do të intensifikohet edhe në fusha tjera.
“Unë sot në emër të komisioni pata kënaqësinë të pres kryetaren e komisionit në kuadër të një vizite ndërinstitucionale. Sot nënshkruam memorandum që përcakton bashkëpunimin ndërmjet dy komisioneve”,
Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Shqipërisë, Klotilta Pushka, tha se me këtë marrëveshje i konkretizojnë gjithë diskutimet tona për bashkëpunim që lidhin çështjen e marrëveshjeve anë e mbanë kufirit.
“Është kënaqësi të komisionit të ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë që jemi në vizitë punë. Sot për më pak se 4 javë ne konkretizojmë gjithë diskutimet tona për bashkëpunim që lidhin çështjen e marrëveshjeve anë e mbanë kufirit”, ka thënë Pushka.