Abdixhiku ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës

Aktuale

Abdixhiku ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës

Më: 11 mars 2022 Në ora: 12:58
Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës, Nick Haekkerup.

Kryetari Abdixhiku u njoftua në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive të burgut të Gjilanit për të burgosurit nga Mbretëria e Danimarkës, e cila pritet të vijë në Kuvend.

Ndërsa kryetari Abdixhiku e falënderoi Ministrin Haekkerup për vizitën në LDK, e sikur edhe në takimet tjera me miq ndërkombëtar, kërkoi edhe prej Danimarkës ta mbështesë Kosovën në proceset e saj integruese, liberalizimin e vizave, anëtarësim në NATO, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Palët u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin e që mbështetja ndaj Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat