Ish komandanti i Njësitit Policor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha ka dalë me një kërkesë për Kuvendin e Kosovës rreth buxhetit për ushtrinë.
Hoxha në një postim në Facebook ka shkruar se po kërkon miratimin e ligjit për buxhetin e ushtrisë 3.5 % nga paga mujore e punëtorëve në vend dhe në diasporë.
“Kërkesë kuvendit të Kosovës. Liria ka çmim! Urgjentisht të miratohet në Kuvendin e Kosovës ligji për buxhetin e ushtrisë 3,5% ( BUXHETI LIRISË) nga paga mujore e punëtorëve në vend dhe në diasporë! Shpejt kemi harruar çmimin e lirisë, liria ka çmim të lartë, u kujtohen sa vite kanë vepruar aktivistet shqiptarë në vend dhe diasporës në lëvizje ilegale për liri u kujtohen të burgosurit politik u kujtohen vrasjet dhe luftimet familjare për mos ti dorëzuar armët për ta mbrojtur lirinë e tyre!
Në çmim të lirisë hyjnë edhe ushtarët shqiptarë të vrarë në ish ushtrinë vrasjet në burgje, liria kushton me protesta te minatorëve, me nxënës e studentë të helmuar dhe të vrarë në demonstrata, në çmim të lirisë janë aktivitetet paralele në shkollim, shëndetësi, politikë , në çmim të lirisë hyn buxheti i 3% dhe vendlindja thërret , në çmim të lirisë janë luftëtarët e UÇK-së, aktivistet e tyre, mbështetesit për ushtri, dëshmorët, invalidët, veteranët e UÇK-së, çmimin e lirisë e paguan gratë, vajzat e torturuara, të dhunuara, në çmim të lirisë janë të zhdukurit tanë që ende nuk dimë ku i kanë eshtrat, në çmim të lirisë janë e tërë pasuria private e shtetërore që u djeg dhe u shkatërrua nga okupatori serb!”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Ai ka theksuar se në faturën e lirisë tonë janë shpenzimet dhe investimet e tërë botës në bombardimet e NATO-s dhe ndihmat humanitare.
Sipas tij, Kosova nga viti 1999 ka ndërprerë investimet në liri gjë që është gabim i madh.
“Liria ka çmim shumë të qartë, liria ka emër e ai është populli!
Nuk kemi paguar njëjtë çmimin e lirisë, më së shtrenjti e paguan dëshmorët, të zhdukurit dhe familjet e tyre.
Pra në qe nga liria, nga viti 1999 kemi ndërpre investimet në Liri kjo është gabim i madh, liria kushton shumë për ta fituar, por kushton edhe të ruhet dhe të sigurohet.
Nuk na i duan të gjithë lirinë shumë kanë investuar armiqtë tanë për të na e marrë lirinë e ne nuk kemi vepruar asgjë për ta mbrojtur lirinë e shtrenjtë të fituar edhe me ndihmën e të tjerëve”, ka nënvizuar ai.
Ish komandanti ka rikujtuar se BE ndanë 3% kurse USA 4% të buxhetit shtetëror për ta mbrojtur lirinë!
“Lirinë vështirë është me fitua por vështir është edhe me mbajtë atë! Pra urgjentisht të miratojmë ligjin dhe t`i ndajmë nga 3,5 % nga paga për buxhet të LIRISË, deri sa te jemi të sigurt se mundemi ta mbrojmë vet lirinë dhe integritetin ton territorial!”, ka përfunduar ai.