1 i vdekur nga Covid, ja sa persona u infektuan

Aktuale

1 i vdekur nga Covid, ja sa persona u infektuan

Nga: G.B Më: 11 mars 2022 Në ora: 14:57
QKUK

11 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.817.199 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892.

Në total numri i rasteve aktive është 797.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat