Deputeti nga AAK tregon pasojat që mund të ketë Kosova nga lufta e Ukrainës

Aktuale

Deputeti nga AAK tregon pasojat që mund të ketë Kosova nga lufta e Ukrainës

Nga: M.H. Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:45
Shemsedin Dreshaj

Situata në Ukrainë po vazhdon të jetë dita ditës më e ndërlikuar.

Rusia është ajo e cila nuk po ndalon sulmet ndaj qytetëve të Ukrainës duke mos kursyer as civlët.

Kjo gjendje ka shqetësuar gjith botën duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Në një bashkëbisedim me “Bota sot”, deputeti nga radhët e AAK, Shemsedin Dreshaj, tha se vendi ynë do të ndikohet nga kjo luftë mirëpo me pasoja më të vogla sesa vendet tjera.

Ai thotë më tej se sa i përket reflektimit politik unë mendoj se afër mendsh është që kjo të jetë një rifillim të luftës së ftohtë ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes.

Ndikimi i kësaj lufte në Kosovë është i pashmangshëm, por pasojat do të jenë më të vogla sesa në vendet e tjera, kryesisht do të reflektojë në konotacionet e rritjes së kostës të jetës për shkak se hambari i Evropës është Ukraina, pastaj në kushtet e këtilla edhe gazi, pritet një reflektim. Mirëpo, sa i përket reflektimit politik unë mendoj se afër mendsh është që kjo të jetë një rifillim të luftës së ftohtë ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes”, u shpreh Dreshaj për “Bota sot”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat