Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Florian Dushi, ka thënë se kur një zyrtarë i lartë nxihet duke gënjyer, ndërkombëtarisht, duhet të zhduket.
“Kur nxihet n’rren një zyrtarë i lartë, ndërkombëtarisht, dorëheqja nuk mjafton, duhet të zhduket”, ka shkruar Dushi në llogarinë e tij në Facebook.
Reagimi i Dushit nuk dihet se për kë konkretisht është.
Por vjen një ditë pas asaj që po cilësohet si skandal diplomatik i zëvendëskryeministrit Besnik Bisilmi, ku Zëvendës Sekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Borge, e përgënjeshtroi atë në lidhje me bisedën e zhvilluar mes tyre.