Mehaj dhe Abbot diskutojnë për agresionin e Rusisë dhe ndikimin në rajon

Aktuale

Mehaj dhe Abbot diskutojnë për agresionin e Rusisë dhe ndikimin në rajon

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:06
Nicholas Abbot dhe Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot.

Ata diskutuan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Sipas një komunikate të KFS-së, ata diskutuan edhe për stadin e realizimit të projekteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndër të tjera, ministri Mehaj dhe ambasadori Abbot u pajtuan për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat