Mustafa: Çmimet janë rritur në mënyrë enorme, Qeveria nuk po merr masa

Aktuale

Mustafa: Çmimet janë rritur në mënyrë enorme, Qeveria nuk po merr masa

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:42
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë sot se rritja e çmimeve është vërejtur nga të gjithë përfshirë edhe nga deputetët.

Ai ka deklaruar se ditëve të fundit çmimet kanë pësuar rritje enorme.

“Gjithë qytetarët duke i përfshirë deputetët dhe të gjithë tjerët i vërejnë këto rritje të çmimeve. Janë rritje enorme të çmimeve. Jemi dëshmitarë të gjithë”, tha ai.

Mustafa e përmendi edhe rritjen e çmimit të vajit, ku dje një litër u shit për 3.49 euro.

“Diku nga e hëna vaji i gatimit, i është rritur çmimi prej 1.50 euro në 3.50 euro, ose 3.49 siç thoshte kryeministri Kurti. Pra kemi një trefishim të rritjes së çmimit brenda pak ditës”, tha ai.

Më tutje deputeti i LDK-së, deklaroi se Qeveria nuk po ndërmerr asnjë masë për ta tejkaluar këtë gjendje.

“Fatkeqësisht kemi parë në masë të madhe një qeveri pasive. Nuk ka asnjë masë të ndërmarrë nga kjo Qeveri për sa i përket masave fiskale”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat