Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar demonstratat e vitit ’81 duke shprehur mirënjohje dhe nderim për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e këtyre demonstratave, të cilët frymëzuan idealet e pasardhësve për Kosovën e lirë.
PDK thotë se këto demonstrata shënojnë një kthesë në historinë e popullit të Kosovës, që u ngrit kundër shtypjes, shfrytëzimit, padrejtësisë dhe represionit të përjetuar nga pushtuesi jugosllav.
““Kosova kosovarëve”, “Duam Republikë”, “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “E duam flamurin kombëtar”, “Duam bashkimin e trojeve shqiptare”, ishin këto disa nga parullat e demonstratave të vitit 1981, të cilat shënojnë një kthesë në historinë e popullit të Kosovës, që u ngrit kundër shtypjes, shfrytëzimit, padrejtësisë dhe represionit të përjetuar nga pushtuesi jugosllav.
Pikënisja e këtyre demonstratave ishte 11 marsi i para 41 viteve me shpërthimin e revoltës nga studentët e Universitetit të Prishtinës për kushte më të mira dhe trajtim dinjitoz”, thuhet në postimin e kësaj partie në Facebook.