Aktualisht në Kosovë janë 797 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus, me 192 raste, e pasuar nga Ferizaj me 68 raste, Gjilani 64, Prizreni 52 dhe dhjetëra raste në komunat e tjera.
Ndërsa në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për një të vdekur dhe 47 raste të reja që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Për mbrojtje nga infektimi me këtë virus, qytetarët po marrin vaksinën antiCOVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës, kurse 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.