Ministri Mehaj bisedon me Albrightin, i thotë se Kosova është gati të anëtarësohet në NATO

Aktuale

Ministri Mehaj bisedon me Albrightin, i thotë se Kosova është gati të anëtarësohet në NATO

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:46
Armend Mehaj, Madeleine Albright

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar një bisedë me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Mehaj e ka njoftuar një gjë të tillë përgjatë së shtunës.

I pari i Mbrojtjes ka bërë të ditur se iu është rikujtuar thënia e ish-sekretares amerikane, se “Prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme”. Ai këto deklarime i bëri në ‘Facebook’.

“Sot 23 vjet më parë, ajo paralajmëroi gjithë Botën se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme”, thuhet në postimin e Mehajt.

“E sot, momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërisht, Kosovën në NATO, sepse Republika e Kosovës është gati dhe qytetarët e saj janë gati!”, ka shkruar më tej Mehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat