​Regjistrohen 32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

​Regjistrohen 32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë në 24 orëshin e fundit, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

12 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.005 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. 

Sot janë shëruar 81 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.973.

Në total numri i rasteve aktive është 748.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/u/0/.../2e546d77.../page/MT0qB

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat