Arianit Koci tregon si dështoi plani i Putinit për okupimin e Ukrainës, përmend edhe situatën e Kosovës me Serbinë

Aktuale

Arianit Koci tregon si dështoi plani i Putinit për okupimin e Ukrainës, përmend edhe situatën e Kosovës me Serbinë

Nga: A.M. Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:31
Aokati Arianit Koci

Aokati Arianit Koci ka komentuar luftën që shteti rus po e zhvillon në Ukrainë.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se mungesa e motivit dhe ushtarëve profesional, janë shkaqet që okupimi i Ukrainës, nuk po shkon sipas planit të Putinit.

Krahas kësaj, Koci tha se situata Rusi-Ukrainë është e ngjashme me situatën e Kosovës me Serbinë.

“Ngjashëm është edhe situata jonë me Serbinë. Madje, shumë më e mirë në favor të Kosovës. Të gjithë ata defetista që mendojnë që Serbia është shumë e fortë për Kosovën, e kanë gabim. Kemi motiv të madh me e mbrojtë vendin tonë”, tha avokati Koci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rusia ka shumë teknikë ushtarake, e pak motiv dhe ushtarë profesional.

Ironike a?

Kjo është arsyeja që okupimi i Ukrainës, nuk po shkon sipas planit të Putinit.

Ngjashëm është edhe situata jonë me Serbinë. Madje, shumë më e mirë në favor të Kosovës.

Të gjithë ata defetista që mendojnë që Serbia është shumë e fortë për Kosovën, e kanë gabim.

Kemi motiv të madh me e mbrojtë vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat