Publikohen pamjet/ Kurti dhe Abazoviq takohen në Turqi

Aktuale

Publikohen pamjet/ Kurti dhe Abazoviq takohen në Turqi

Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:58
Kurti dhe Abazoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviqin.

Takimi i tyre ka ndodhur në Antali të Turqisë, aty ku të dy po marrin pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci.

Pamjet gjatë përshëndetjes së tyre, janë publikuar nga aktivisti i Vetëvendosjes në Ulqin, Bledar Nelaj.

Aty shihen Kurti dhe Abazoviq teksa bëjnë një bisedë të shkurtër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat