Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviqin.
Osmani e Abazoviq po marrin pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci, i cili po mbahet në Antali të Turqisë.
Presidentja Osmani përmes një postimi në Twitter, ka thënë se së bashku me Abazoviqin kanë diskutuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve fqinjësore.
“Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.
A good meeting with 🇲🇪 nominated PM @DritanAbazovic today at #ADF2022.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 12, 2022
Discussed the importance of strengthening our already excellent neighborly relations & the immense potential to further advance 🇽🇰-🇲🇪 cooperation to the benefit of our people. pic.twitter.com/shKzAKj8KC