Mulliqi: Politika na futi në rrugë qorre, na lanë mbrapa politikisht dhe eknomikisht

Aktuale

Mulliqi: Politika na futi në rrugë qorre, na lanë mbrapa politikisht dhe eknomikisht

Nga: A.SH Më: 12 mars 2022 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Analisti politik Skënder Mulliqi ka komnetuar situatën politke në vend.

Ai ka thënë se nga paslufta Kosova nuk është se ka pasur shumë vite të suksesshme.

Sipas tij, politikanët treguan vetëm zotësi dhe shkathtësi për hajni, për zhvatje të pronës publike, madje edhe i varfëruan poupllin dhe i izoluan nga bota demokratike.

Postimi në Facebook:

22 vite pas lufte definohen, si vite jo shumë të suksesshme për Kosovën. Këtij definicioni i kontribuan njerëzit jo të zgjuar dhe të pa përgatitur për profesionin e politikës. Këta për gjithë këto vite nuk treguan zotësi për të ndërtuar shtet si duhet. Treguan zotësi dhe shkathtësi për hajni, për zhvatje të pronës shoqërore...U munduan që të mençurit t’i kthejnë në njerëz naiv. Na futën në rrugën qorre, na lanë mbrapa politikisht dhe eknomikisht. Na varfëruan dhe na izoluan nga bota demokratike. I harruan nocionet Komb dhe Atdhe! Suspenduan jetën e lumtur në këtë botë! Më shumë krijuan gjendje të parregullt shoqërore dhe politike, se sa gjendje të rregullt. I dëmtuan dhe i suspenduan rregullat demokratike të lojës, dhe të drejtat elementare njerëzore! Nuk i zgjidhën problemet e paraqitura, i grumbulluan edhe më shumë ato. Nuk qenë në gjendje të bëjnë një katarsisë që shumë gjatë u prit nga qytetarët e Kosovës. Këta akter të politikës i shkatërruan edhe sistemet, në vend që t’i ndërtojnë mirë ato. Kështu vjen puna kur në politikë hyn kauzi intelektualët, të cilët gati krejt energjinë e shpenzuan në keqpërdorime. Kjo është, shumë shkurt fotografia e sotme e Kosovës...!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat