​Chriss Landberg: Kosova partnerë i besueshëm për të luftuar terrorizmin

Aktuale

​Chriss Landberg: Kosova partnerë i besueshëm për të luftuar terrorizmin

Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:02
Pamje nga takimi Mesiq-Konjufca

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë vizitës në SHBA, ka takuar përfaqësues të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Byrosë kundër Terrorizmit, si dhe me zëvendësndihmës sekretarin e parë për Byronë e Sigurisë Diplomatike dhe Drejtorin e Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, Carlos F. Matus.

Sveçla ka shkruar në Facebook se i ka falënderuar për bashkëpunimin, koordinimin e proceseve dhe profesionalizmin në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke përfshirë angazhimin tonë të vazhdueshëm në procesin e riatdhesimit të luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre, si dhe në përpjekjen tonë të përbashkët për të zbatuar me sukses evakuimin e qytetarëve afganë.

Chriss Landberg, zëvendës koordinator për reagim ndaj krizave dhe politikave teknike në Byronë e Kundër Terrorizmit, Departamenti i Shtetit të SHBA-së, theksoi se Republika e Kosovës dhe MPB janë partnerë të besueshëm dhe të fortë në përpjekjet e tyre për të luftuar terrorizmin, si dhe theksoi faktin se Kosova është një shembull në rajon në lidhje me punën e bërë në fushën e luftimit të terrorizmit, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe riintegrimin dhe riatdhesimin e njerëzve nga Siria.

“Në këtë takim u vlerësua lartë angazhimi i Republikës së Kosovës, si anëtare e “Koalicionit Global Kundër DAESH-it (ISIS/ISIL)” i cili dha rezultate konkrete në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe e pozicionoi Kosovën si një vend të qëndrueshëm dhe partner serioz në luftën kundër terrorizmit global. Ndërsa gjatë takimit me Matus, u vlerësua lartë bashkëpunimi me Kosovën në terren dhe gatishmërinë për sigurimin e shkëmbimit në kohë të informacionit. Matus përgëzoi gatishmërinë tonë për strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë si dhe përkushtimin në luftimin e krimit. Shkëmbyem pikëpamjet tona për fokusimin e mëtejmë në Policinë e Kosovës dhe po ashtu shprehëm nevojën për të vazhduar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve të institucionit tonë në fushën e sigurisë, me fokus sigurinë kibernetike përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Kosova është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfshirjen e saj në programet që kontribuojnë në institucione efikase në luftimin e krimit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit që do të garantojnë siguri për rajonin dhe më gjerë", ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat