2 të vdekur, publikohet raporti 24 orësh për Covid-19

Aktuale

2 të vdekur, publikohet raporti 24 orësh për Covid-19

Nga: A.ZH Më: 13 mars 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 32 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 69 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

 

13 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.

Në total numri i rasteve aktive është 709.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat