(E plotësuar 12:57) - “Pika”: Këta janë emrat e policëve të shoqëruar në Inspektorat
Janë siguruar emrat e 42 policëve të shoqëruar në Inspektorat pas operacionit “Pika” në Gjakovë e Prizren.
Në mesin e të shoqëruarve janë edhe komandanti i policisë kufitare në pikën Qafë Morinë, Ramiz Ahmeti, dhe ai i pikës kufitare në Qafë Prush, Xhavit Lokaj.
Më poshtë emrat:
Kreshnik Arllati
Benon Këpuska
Afrim Deda
Demë Lokaj
Ahmet Shabani
Uran Mati
Artan Thaqi
Fatmir Sadiku
Isa Dobraj
Gezim Hoxhaj
Ismet Tahiraj
Kadri Selmanaj
Ismet Deva
Lush Himaj
Hysen Hasani
Shaqir Krasniqi
Mergim Bekaj
Labinot Morina
Gzim Turkaj
Ahmet Kasumaj
Male Berisha
Osman Smajlaj
Avdi Perolli
Skender Meta
Haki Dobraj
Fazli Gjonbalaj
Gjemë Hadërgjonaj
Hamez Puka
Xhevdet Haklaj
Besim Lokaj
Gani Ahmeti
Rasim Tolaj
Agim Hadergjonaj
Enis Tortulla
Agron Bejtullahu
Senad Zherka
Isa Ibrahimi
Mehmet Manxhuka
Ramiz Ahmeti
Sami Hajdari
Xhavit Lokaj
Gzim Shabani
Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës dhe është duke vazhduar ende.
Mega aksioni i IPK kundër korrupsionit – deklarohet Xhelal Sveçla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit “Pika” të Inspektoratit Policor dhe Doganës, që i arrestoi 48 zyrtarë policorë e dy doganierë, duke thënë se të gjithë ata që tentojnë apo e njollosin punën e ndershme dhe profesionale të zyrtarëve tjerë policor, nuk kanë vend në Policinë e Kosovës.
Ai shtoi se Policia e Kosovës nuk do të jetë më asnjëherë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme, do të vazhdoj të jap mbështetjen time maksimale për secilin zyrtar policor veç e veç dhe për Policinë në tërësi në arritjen e qëllimeve të tyre madhore për të garantuar rend, ligj e siguri për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.
“Përgëzoj Inspektoratin Policor të Kosovës dhe institucionet vartëse të MPB-së të cilët me seriozitet dhe ndershmëri punojnë maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre”.
“Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë integritet dhe profesionalizëm brenda të gjitha agjencive që drejtojmë. Në kuadër të kësaj, kushdo që cënon integritetin e institucionit, padyshim do të përballet me drejtësinë sipas ligjeve në fuqi”, përfundoi i pari i MPB-së.
***
Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.
Sipas një njoftimi të IKP-së, operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.
IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, thuhet në njoftim.
Detaje nga aksioni/Bllokohet kufiri Kosovë-Shqipëri për gjysmë ore, arrestohen të gjithë policët e ndërrimit
Një aksion i madh kundër kontrabandës është realizuar sot në bashkëpunim mes Inspektoratit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.
Mësohet se deri tani janë arrestuar rreth 50 persona, në mesin e tyre dy doganier dhe të tjerët zyrtarë policorë.
Të njëjtit dyshohen për veprën penale marrje ryshfeti.
Siç mësohetaksioni është realizuar në pikat kufitare Qafe Morinë e Qafe Prush.
Mësohet se për rreth rreth gjysme ore janë bllokuar tërësisht dy pikat kufitare në Qafe Morine e Qafe Prush, ku janë arrestuar të gjithë policet e ndërrimit të këtyre dy pikave, pas gjysme ore janë zëvendësuar me police tjerë.
***
Pak më parë u raportua për Operacionin “Pika” që po zhvillohet nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Doganën. Në këtë operacion, janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë, mëson mediumi nga burimet e saj.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë togerët Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare Qaf Prushi dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare Qafe Morine, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë.
Tutje mësohet se të arrestuarit po dyshohen për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, si dhe vepra që kanë të bëjnë me korrupsion.
Mega aksioni i IPK-së - arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë dhe doganierë
Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë Speciale kanë organizuar sot në orët e hershme të mëngjesit një mega aksionin “Pika” në, ku cak kanë qenë zyrtarët policorë të dyshuar për disa vepra penale.
Nga burimet e mirinformuara nga mësuar se nga ky aksion që është duke u zhvilluar janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe dy doganier të drejtorisë rajonale në Gjakovë.
Siç ka mësuar media hetimet rreth këtij rasi kanë filluar më 31 maj të vitit 2021. Kurse, aksioni është zhvilluar në dy pika kufitare si dhe në drejtorinë e kufirit perëndimor.
Ndërkohë që sipas burimeve personat e arrestuar dyshohen për veprat penale “Krim i organizuar”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Marrje ryshfeti”.
Media nga burimet ka mësuar se për të arrestuarit ekzistojnë rreth 400 raste ku ka prova nën dyshimin për korrupsion.
Sipas po këtyre burimeve në pikën kufitare në Qafë Morinë janë arrestuar 6 persona. Ndërkohë që të gjithë të arrestuarit do të dërgohen në objektin e IPK-së në Prishtinë.
Gjatë ditës së nesërme, më 15 mars të arrestuarit do pritet të dalin para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ku pritet të mbahet edhe seanca dëgjimore.
Inspektorati Policor me aksion të madh - cak zyrtarët policor
Inspektorati Policor i Kosovës në Bashkëpunim me Prokurorinë Speciale sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një aksion.
Siç bëhet e ditur nga komunikata për media operacioni i ka paraprirë hetimit një vjeçar nën dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera.
IPK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, shkruhet në komunikatë.