Mega aksioni i IPK kundër korrupsionit – deklarohet Xhelal Sveçla

Aktuale

Mega aksioni i IPK kundër korrupsionit – deklarohet Xhelal Sveçla

Më: 14 mars 2022 Në ora: 10:06
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit “Pika” të Inspektoratit Policor dhe Doganës, që i arrestoi 48 zyrtarë policorë e dy doganierë, duke thënë se të gjithë ata që tentojnë apo e njollosin punën e ndershme dhe profesionale të zyrtarëve tjerë policor, nuk kanë vend në Policinë e Kosovës.

Ai shtoi se Policia e Kosovës nuk do të jetë më asnjëherë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, do të vazhdoj të jap mbështetjen time maksimale për secilin zyrtar policor veç e veç dhe për Policinë në tërësi në arritjen e qëllimeve të tyre madhore për të garantuar rend, ligj e siguri për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

“Përgëzoj Inspektoratin Policor të Kosovës dhe institucionet vartëse të MPB-së të cilët me seriozitet dhe ndershmëri punojnë maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre”.

“Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë integritet dhe profesionalizëm brenda të gjitha agjencive që drejtojmë. Në kuadër të kësaj, kushdo që cënon integritetin e institucionit, padyshim do të përballet me drejtësinë sipas ligjeve në fuqi”, përfundoi i pari i MPB-së.

U raortua ekskluzivisht se ky rast është iniciuar më 31 maj të vitit 2021, kurse të arrestuarit po dyshohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Të njëjtit do të dërgohen në objektin e Inspektoratit Policor në Prishtinë, në ora 10:00.

50 të arrestuarit do të dalin para Gjykatës, në Departamentin Special.

Po ashtu u raportua se në mesin e të arrestuarve janë edhe dy togerët, Ramiz Ahmeti nga Klina dhe Xhavit Lokaj, prej Gjakovës.

I pari punon si komandant i pikës kufitare te Qafa e Prushit, kurse ky i fundit në Qafë Morinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat