Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka ‘shpërthyer’ me akuza kundër kryeministrit shqiptar Edi Ramës.
Tërmkolli përmes një postimi në facebook, thotë se, Edi Rama është kërcënim dhe ofendim për shqiptarët, derisa shton se, është një aparatçik i Vuçiqit që e ka lënë Shqipërinë e shqiptarët në duart e Vuçiqit.
E këtë, sipas saj, po e bën, për të shpëtuar “Open Ballkanin”.
Madje Tërmkolli shkruan se Rama po i kërcënon shqiptarët me bukë dhe grurin e Serbisë.
Ajo shkruan tutje se Rama është bërë rrezik potencin për Shqipërin e Kosovën më shumë se Serbia, duke shtuar se ai “mund t’a hedhë edhe ndonjë bombë të “coftë” kundër shqiptarëve e Kosovës”.
Postimi i plotë:
Edi Rama, kërcënim dhe ofendim për shqiptarët
Edi Rama, nuk mund të quhet kryeministër i Shqipërisë. Është vetëm një aparatçik i Vuçiqit. E ka lënë Shqipërinë e shqiptarët me të “dy duart” në dorë të Vuçiqit. E ka lidhë jetën e shqiptarëve me Serbinë, për ta shpëtuar “Open Balkan-in”, atë që s’mund ta shpëtojë më askush.
Vetëm Edi Rama e bën dhe i kërcënon shqiptarët me bukë, me grurin e Serbisë, më keq se dikur paraardhësit e tij. Ky i ka kaluar edhe kufijtë e marrëzisë, është bërë rrezik potencial për Shqipërinë e Kosovën më shumë se edhe Serbia.
Nuk ka pse habitet askush nëse ky për hirë të vëllëzërve të tij serbë, mund t’a hedhë edhe ndonjë bombë të “coftë” kundër shqiptarëve e Kosovës. Mos të harrojmë, ky mund ta bëjë edhe këtë! Nëse ende e lënë shqiptarët aty ku është! Janë edhe do “fillozofë” të Kosovës që i dalin krah lidhjes së Ramës me Vuçiqin e Serbinë, përderisa e arsyetojnë si “mosdije“ të tij për raportet e Serbisë me Rusinë?!
#MT