Krasniqi: Nuk morët asnjë hap për rritjen e pagave në sektorin publik e as privat

Aktuale

Krasniqi: Nuk morët asnjë hap për rritjen e pagave në sektorin publik e as privat

Më: 15 mars 2022 Në ora: 13:05
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë hap në rritjen e pagave, pavarësisht rritjes së çmimeve dhe situatës së krijuar.

Ai madje u shpreh se Qeveria Kurti anise e pati premtim madhor përcaktimin e pagës minimale, nuk ndërmorri asgjë në këtë drejtim.

Ju keni konstatuar që kjo është kostoja e lirisë dhe demokracisë”.

Por, mos të jetë si bakshish edhe kostoja e paaftësisë tuaj. Asnjë hap s’është ndërmarrë për rritjen e pagave, as në sektorin publik, as në sektorin privat. As paga minimale s’është përcaktuar ende që ka qenë premtim madhor i juaji”.

A keni dalë najkush prej juve në terren e me ecë në qytete e fshatra të Kosovës e me ju tregu sa mirë i keni punët. Njëherë nuk e patët kurajon me besu që opozita e kësaj qeverie, mendon për qytetarët e Kosovës edhe kur ju harroni me mendu për ta”.

Para së gjithash, u thir një seancë e jashtëzakonshme sepse gjendja është e tillë, gati e jashtëzakonshme. Unë dhe të gjithë këtu e dimë që kryeministri dhe qeveria që sot jeni në pushtet nuk keni faj kryesor për këto çka kanë ndodhë, por keni faj që keni marrë detyra që s’dini me i kry qysh duhet”.

Ngjashëm për energjinë elektrike që nuk patet kurrfar plani. Normalisht mund të thoni se lufta në Ukrainë m und t’i ketë shkaktuar këto, por pyetja nuk është çka e ka shkaktuar këtë shpërthim të çmimeve. Por çka keni bërë ju në këtë krizë?”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat