Ferat Shala tha se është përgatitur ta nisë me të shara fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës të martën.
Por, deputeti i PDK-së u përmbajt të mos ofendonte.
“Po mundohem maksimalisht me ju përmbajtë dhe mos me sha, por kështu po kërkon pjesa qendrore e shumicës”, u shpreh Shala, ish-ministër i Ekonomisë, derisa vijoi të diskutonte për rritjen e çmimeve.
“Por, kam dëshirë që të bashkëbisedojmë për një sektor të ngushtë”, vazhdoi ai.
Shala, në artikulimin e tij në kuvend, kritikoi qeverinë për mungesën e masave në kuadër të gjendjes emergjente me energjinë elektrike.
Në seancën e thirrur nga LDK-ja, e cila po vazhdon, po diskutohet për rritjen enorme të çmimeve