​Tahiri: A jeni të vetëdijshëm se sa është bërë buka e qumështi?

Aktuale

​Tahiri: A jeni të vetëdijshëm se sa është bërë buka e qumështi?

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:37
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri tha se qeveria ka marrë “masat më te lodhëta” në Ballkanin Perëndimor për të kaluar situatën me rritjen e çmimeve. Ai ka kërkuar masa konkrete, derisa ka kritikuar qasjen e kryeministrit karshi kësaj gjendje.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po mbahet debat parlamentar për rritjen e çmimeve, Tahiri theksoi se ka rritje të enorme të çmimeve, por jo edhe reagim nga ana e qeverisë në këtë situatë.

Tahiri: Ne sot kërkojmë llogari nga qeveria që ka fituar mbi 50 për qind

“Ne sot kërkojmë llogari nga një qeveri që ka fituar mbi 50 për qind, e cila nuk ka marrë asnjë masë apo të them më mirë, ka marrë masat më të lodhëta në Ballkanin Perëndimor e barazuar me masat që i kanë marrë vendet e kontinentit të Afrikës me trendin më të ulët të varfërisë”, ka deklaruar ai.

Më tej, ai ka kërkuar masa konkrete për kalimin e kësaj krize.

Tahiri: A jeni të vetëdijshëm se sa është bë buka e qumështi?”

“Unë e kuptoj që ka kryeministri aftësi për fjalime me rima, bojlera, filtera, që të citojë tulifar filozofi në majtë e në të djathë. Si Grup Parlamentar ne kërkojmë që të ketë masa konkrete që e prekin qytetarin e Kosovës, që e prek njeriun e varfër, secilin individ që është prekë nga kjo krizë o njerëz? A jeni të vetëdijshëm se sa është bërë buka e qumështi?” tha ai.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha kërkesa e parë e Aleancës për Ardhmërinë Kosovës është Ligji i Pagave.

Tahiri: Ku është marsi, a është mashtrim, apo e vërtetë?

“A jeni të vetëdijshëm që këtu keni dalë, ministri Sveçla, kryeministri dhe keni thënë që në mars e përfundojmë ligjin. Ku është marsi, a është mashtrim, apo e vërtetë? Ku është ligji? Pse nuk po kalon ligji. Por, ende nuk ka dalë në konsultimin paraprak. Ju lutem nuk mundeni me mua”, ka deklaruar ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat