Në seancën ku po diskutohet për rritjen e çmimeve, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e cilëson si situatë më pak serioze ngritjen e çmimeve.
Duke folur për shtrenjtimin e çmimeve, kreu i AAK-së ka thënë se Qeveria është befasuar me këtë rritje dhe se për me mbulu ‘qat marre’ i ka çu disa në burg.
“Merreni me mend, ju jeni befasu se ju kanë rritet çmimet në vendin e juaj. E keni gjetë litrin e vajit 3.49 në shtetin ku udhëheq ti. E pastaj me mbulu atë marre, je ka i ndjek do, me i çun bë burg. Më besoni, para se me i ndjek ata, është dashtë me hy në burg kryeministri, se asnjë veprim se ke marrë me tejkalu këtë krizë”, ka thënë Haradinaj në Kuvend.
Kreu i AAK-së ka akuzuar Qeverinë se ka ndalë investimet nga investitorët e jashtëm.
Ndër tjerash, ai ka kërkuar që të rriten pensionet, të sjellet Ligji për Paga pasi sipas tij, “buxheti është i këtij populli dhe duhet kthyer atyre”.