Konferenca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin mbahet më 24 mars

Aktuale

Konferenca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin mbahet më 24 mars

Më: 15 mars 2022 Në ora: 15:54
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes për ish-komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ajo do të mbahet më 24 mars.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të enjten, më 24 mars, në orën 14:30.

Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin i cili është dorëzuar sot”, thuhet në njoftim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat