Pal Lekaj: Qytetarët janë me bark të pangopur

Aktuale

Pal Lekaj: Qytetarët janë me bark të pangopur

Më: 15 mars 2022 Në ora: 16:57
Pal Lekaj

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka folur sot në seancën parlamentare ku po diskutohet për rritjen enorme të çmimeve.

Lekaj gjatë fjalës së tij u shpreh se nga problemet e qeverisë Kurti, në fund po e pësojnë qytetarët e Kosovës.

“Në mesin e shumë problematikave që ka qeveria Kurti, në fund epilogu është dëmtimi i shportës së qytetarëve. Shporta është bërë më e shtrenjtë se disa shtete fqinje. Kjo ngritje është e pakuptimtë sepse pagat e qytetarëve nuk e përballojnë dot rritjen e çmimeve”, ka thënë ai.

Tutje Lekaj ka shtuar se meqë qeveria Kurti është shumicë në parlament, ajo duhet të marrë masa sa më shpejt, duke krijuar pako stimimuluese për qytetarët.

“Qeveria Kurti është shumicë në Kuvend dhe Qeveri, kështu që ndaleni këtë trend të rritjes së çmimeve. Ne kemi bërë thirrje si AAK, që të hyjë në fuqi Ligji i Pagave. Dhe të krijohen disa masa, siç është ajo për të krijuar pako stimuluese për qytetarët në nevojë”, shtoi Lekaj.

“Nuk kanë punë, janë me bark të pangopur, pa të ardhme, pa përspektivë. Për këtë arsye, i bëj thirrje qeverisë që të zgjohet nga gjumi i saj dimëror, e t’i kthehet qytetarëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat