Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim të tij, thotë se ndonëse lufta ka ligje të veta, Rusia nuk po i përfill këto rregulla, ata po bëjne krime të tmerrshme.
“Lufta i ka ligjet e veta, ku duhet të bazohet secili shtet që përfshihet në luftë. Shtetet dikatoriale siҫ është edhe Rusia, nuk i përfillin këto rregulla. Armata ruse është duke bërë krime të luftës. Edhe atë krime të tmershme, thekson Mulliqi.
Ai thotë se në territoret ku po vihen nën kontrollin e tyre po bëhen spastrime etnike, që është elementi qenësor i gjenocidit.
“Po vriten njerëzit e pafajshëm, po vritën gra dhe fëmijë, po bëhen bombardime të pakontrolluara duke qëlluar spitale dhe shkolla. Kësaj i thonë barbarizëm. Paraprakisht po përgatitet terreni edhe me mjete te sofistikuara të propgandës nga kreu i Kremlinit. Putin po gjen arsyetime më bizare duke marrë aksione ushtarake jo humane dhe satanizuese ndaj “armikut”. Putin e ka sulmuar një shtet fqinjë i cili askënd se ka rrezikuar dhe as sulmuar i pari”, thekson ai.
Mulliqi thotë më tutje se, Ukraina po e mbron shtetin dhe qenien e vet, nga një agresor mizor rusomadh.
“Propaganda ruse është duke ia kaluar propagandës të Hitlerit. Prandaj, edhe gjithnjë e më shumë po shtohen zërat së Putin duhet të gjykohet për krime të luftës. Këtë e tha edhe ish kryeprokurorja e Gjykatës të Hagës, Carla Del Ponte, e cila Putinin e quajti kriminel të luftës, thotë analisti Mulliqi./Bota sot