Në takimin e mbajtur në Selinë e Aleancës, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të brendshme partiake, Këshilli Drejtues ka miratuar numrin e delegatëve që do të përfaqësojnë degët e AAK-së në Kuvendin qendror.
Njoftimi:
Gjithashtu Këshilli Drejtues ka vendosur që data e mbajtjes së Kuvendit të jetë në javën e parë të qershorit 2022, kur dhe pritet që të përmbyllen të gjitha kuvendet e degëve të AAK-së.
Kryetari Haradinaj ka vlerësuar lartë angazhimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe ka uruar sukses në zgjedhjet e radhës.