​Kongresisti amerikan kërkon nga pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën

Aktuale

​Kongresisti amerikan kërkon nga pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën

Nga: F.B Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Kongresisti amerikan nga radhët e republikanëve dhe bashkëkryesuesi i grupit pro-shqiptar, Ritchie Torres, që po drejton fushatën për hyrjen e Kosovës në BE dhe NATO, iu ka dërguar letër – kërkesë ambasadorëve të 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, duke i ftuar të ndryshojnë qëndrimin dhe njohin Kosovën, transmeton “Bota Sot”.

Tores iu ka shkruar ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, ku ndër tjera shprehet se “lufta e Kosovës për arritjen e pavarësisë ka dëshmuar përkushtimin e saj për demokraci”.

Ambasadori Torres ftoi vendet anëtare të BE-sl që të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe të pranojnë pavarësinë e Kosovës, duke publikuar letrën e tij dërguar përfaqësuesve të këtyre vendeve në rrjetin social Twitter.

"Kosova është pavarur tash e 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që këtë ende nuk e kanë pranuar. Ftoj publikisht Qipron, Greqinë, Spanjën, Rumaninë dhe Sllovakinë që të shqyrtojnë pozicionin e vetë dhe të pranojnë Kosovën si komb të pavarur ashtu që Kosova të mund t'i bashkohet BE-së”, shkroi Torres.

Në letrën dërguar ambasadorëve, Torres shkruajti se Kosova që nga viti 2008 ka punuar palodhshëm me aleatët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në reformimin politik edhe ekonomik drejt suksesit.

"Kosovës urgjent i duhet mbështetja e vendit tuaj për të vazhduar tutje rrugën e saj kah suksesi dhe stabiliteti afatgjatë. Ju bëjë thirrje që të shqyrtoni qëndrimin tuaj rreth hyrjes së Kosovës në BE dhe të shfrytëzoni rrethanat që të bisedoni për këtë temë ", ka shkruar Torres.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat