Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se rritja e çmimit të vajit gjatë ditëve të fundit ka qenë i fiksuar nga.
Statovci tha se vendi nuk ka fabrikë të vajit por vetëm përpunues dhe ka varësi edhe për import të tij.
“Kur është analizuar tregu, është vërejtur që shumica e furnitorëve kanë bazë furnizimi nga vendet e ndryshme”.
“Ajo cka ndodhi në treg, ishe se për një moment pamë që ishte një fiksim i çmimeve që ishte i panatyrshëm, dhe mendoj se është pozitive që institucionet u përgjigjen me kompetencën e tyre në trajtimin e kësaj çështje dhe tregu u përgjigj pozitivisht”, është shprehur Statovci.
Tutje, deputetja e partisë në pushtet tha se është befasuese që Kosova ende importon produkte bujqësore, siç janë domatet në vlerë mbi 6 milionë euro e mollat në vlerë 3.3 milion euro.
“Ende vazhdohet të importohet gruri në vlera diku mbi 20 milionë euro. Raportet nga shumica e institucioneve kredibile thonë se subvencionimi në bujqësi për vite me radhë nuk e ka prodhuar efektin e dëshirueshme sepse importi vazhdon të jetë vazhdimisht në rritje”, ka thënë Statovci.
Sa i përket rezerva, Statovci tha se Ministria e Tregtisë ka deklaruar se deri në gjashtë muaj nuk paraqesin probleme, pasi sipas saj, qeveria është marrë me këtë çështje përmes kontraktimeve.