Zbulohet afërsia e policit të arrestuar për ryshfet, me Hajdar Beqën e PDK-së

Aktuale

Zbulohet afërsia e policit të arrestuar për ryshfet, me Hajdar Beqën e PDK-së

Më: 15 mars 2022 Në ora: 22:58
Hajdar Beqa

Në njërin prej operacioneve më të mëdha në vend i koduar si operacioni “Pika”, kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ishte arrestuar polici edhe ish-gjyqtari i futbollit, Benon Këpuska.

Ky i fundit u pa në një fotografi të publikuar nga polici i arrestuar bashkë me deputetin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa.

Në fotografi shihet edhe vëllai i deputetit Hajdar Beqa, Abaz Beqa që ka pronësinë e klubit të futsallit, Liburni.

Ndryshe, aksioni ishte zhvilluar në Prizren e Gjakovë.

Më konkretisht në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prushë, ku të arrestuar kanë mbetur rreth 50 zyrtarë policorë, të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘keqpërdorim i autoritetit zyrtar’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat