Tahiri: Është rritur çmimi i çdo artikulli

Aktuale

Tahiri: Është rritur çmimi i çdo artikulli

Më: 15 mars 2022 Në ora: 23:37
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, se nuk po vepron për të ndihmuar qytetarët në kohën e krizës së rritjes së çmimeve.

Tahiri thotë se qeveritë në rajon kanë ndërmarrë veprime konkrete, por jo edhe qeveria në Kosovë.

“Ajo që realisht duhet me ndodh është me pas vendime konkrete”, thotë Tahiri.

“Unë ju them me përgjegjësinë më të lartë, sikurse e dini ju dhe e dinë të gjithë, gjendja sociale, varfëria në Kosovë është jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze”, thotë Tahiri.

“Është rrit çdo artikull ushqimor dhe shpenzues, reagimi duhet me qenë shumë serioz”, shtoi ai.

“Ti do të thotë e ke një qeveri e cila na tregon, sinqerisht po them përralla”, tha Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat