Mehaj falënderon Torres për mbështetje ndaj Kosovës

Aktuale

Mehaj falënderon Torres për mbështetje ndaj Kosovës

Më: 15 mars 2022 Në ora: 23:59
Armend Mehaj, Ritchie Torres

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka falënderuar kongresistin amerikan Ritchie Torres, për fushatën lobuese për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO dhe BE.

“Pas deklaratave publike zyrtare në instancat politikë-bërës amerikane, kongresisti Torres tani më këtë e bënë edhe me thirrjen për njohjen e shtetit tonë edhe nga Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Ju faleminderit shumë miku im Ritchie Torres, që demonstroni vlerat më të larta të përfaqësuesit të denjë të lirisë, paqes dhe demokracisë amerikane”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Kongresisti amerikan nga radhët e republikanëve Ritchie Torres u ka bërë sot thirrje pesë vendeve hezituese të BE-së që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova që 14 vjet është shtet i pavarur, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin.

“Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një shtet të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, ka shkruar Torres.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat