Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 633 raste, që nga shfaqja e pandemisë numri i të prekurve ka arritur në 226,917.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të shëruar janë 223,158 persona.
Ndërsa të vdekur nga koronavirusi janë 3,126 viktima.
Mirëpo gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë vdekje nga COVID-19.