Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se zhvendosja e arkivave shtetërore nga zyra e kryeministrit në Ministrinë e Kulturës, do ta degradonte dhe do ta humbte rëndësinë që ka.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend ku aktualisht po diskutohet për projektligjin për arkivat shtetërore, Tahiri mes tjerash tha një zhvendosje e tillë duhet të analizohet mirë,.
“Grupi parlamentar i PDK-së, e ka marr me shqetësim zhvendosjen e arkivave nga zyra e kryeministrit tek Ministria e Kulturës, duhet të jetë ashtu siç kanë qenë. Mendojmë që kjo duhet të trajtohet me një seriozitet të madh, dhe faktin që do të jetë në zyrën e kryeministrit do t’i jepte një qasje më të mirë, në financa ose në organizimin shtetëror të arkivave, zhvendosja në Ministrinë e Kulturës do ta degradonte dhe do t’ia humbte rëndësinë që ka”.
“Zhvendosja e tillë duhet të mendohet mirë, të analizohet mirë se apo i bëhet dëm arkivave të shtetit të Kosovës. Kësaj radhe do të përmbahemi dhe nuk do të marrin pjesë në votim fare”, tha Tahiri.