“Këta e kanë marrë si arsye një konkurs të vitit 2011 në bazë të të cilit ne jemi pranuar edhe nuk di çka bazohen por e përcaktojnë si konkurs jo ligjor, sipas tyre”, tha Canaj.
“Tash për shembull, i kanë hapur këtë farë konkursin e brendshëm për dërgim të misionit diplomatik edhe tashti janë një grup i diplomatëve të cilët natyrisht kanë aplikuar aty, tash po e diskutojnë ndërmjet veti që njëra prej arsyeje ve është për me zvogëlua konkurrencën dhe mi futë njerëzit që i kanë më të afërt. Nuk kish me qenë fer nëse unë tashti përmendi emra për shkak se sido që të jetë jemi kolegë, apo kemi qenë kolegë.”, tha Canaj.
Canaj paralajmëron ndjekjen e rrugëve ligjore, pasi siç thotë ai, për qeverinë Kurti nuk ekziston koncepti shtet, por koncepti parti.
“Natyrisht do të vazhdoj me rrugë ligjore, se tashti na mundemi me përcaktu edhe si përndjekje politike, a po din, në kuptimin e asaj se për ta është ajo bindja se pavarësisht se qysh je pranu a kah ke ardhur, në mometin që je pranu me ni qeverisje të caktume këta e marrin që i takon qatij grupi për shkak se e kam ndjenjën që koncepti shtet për ta nuk ekziston veç koncepti parti”, shprehet Canaj.