Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë sot vendim për shkarkimin e 11 punonjësve të MPJ-së me arsyetimin e “anulimit të të vendimeve të jashtëligjshme të marra në të kaluarën”.
Në mesin e të shkarkuarve është edhe Shota Bukoshi, vajza e ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil Bujar Bukoshi. Ajo kishte mbajtur pozitën e këshilltares së ambasadës së Kosovës në Berlin.
Shota Bukoshi është edhe drejtoreshë e filmit.
MPJ tha se personat e liruar sot nga detyra ishin punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, duke shtuar se ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare.