Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka uruar ish-ministren e jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis, për të cilën tha se është zgjedhur raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Hoxhaj, këtë lajm e dha përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, duke thënë se Greqia është një partner rajonal, si dhe një partner i fortë evropian, si një anëtar i BE-së.
"Është mirë të shoh miken Dora Bakoyannis që u zgjodh si raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Për ne, Greqia është një partner rajonal, si dhe një partner i fortë evropian, si një anëtar i BE-së. Urime!", ka shkruar Hoxhaj.