Deputeti Abelard Tahiri ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votim pa qenë 61 deputetë të mazhorancës, ndonëse më herët tha se nuk e votojnë pa pasur deklarim të kryeministrit Albin Kurti.
“Po me pëlqen fakti që po folni me entuziazëm për me e prezentu një punë që është bërë prej anës së majtë dhe të djathtë të kuvendit.
Ne në asnjë rrethanë nuk do të marrim pjesë në votim pa qenë 61 deputetë të mazhorancës në sallë.
Janë pikërisht deputetët e mazhorancës që na kanë kërkuar të mos e votojmë këtë projektligj me nenin 1138 në të”, ka thënë Tahiri.