Labinotë Demi Murtezi, deputete e VV’së sot në Kuvend ka deklaruar votën e saj kundër martesave mes gjinisë së njëjtë.
Si argument të kësaj deputetja ka thënë se ligji nuk e parasheh martesën mes gjinisë së njejtë.
‘’Ligji nuk e parasheh fare martesën mes gjinisë së njëjtë’’, ka thënë ajo.
Ndërkaq sipas saj kjo dëmton edhe shëndetin e njeriut.
‘’Arsyeja e dytë për të cilën është më mirë të mos paraashihet është mbrojtja e shëndetit publik. Martesat mes gjinive të njejta janë dëmshme për shëndetin e njeriut’’, ka thënë ajo.
‘’Duke dashur ta shoh vendin tonë teksa e shoh të rritet me kuadro profesionale, kundër dhunës, diskriminimit.I them po martesës tradicionale, mbrojtjes së shëndetit publik dhe mbrojtjes së interesit të fëmijëve’’