Kërkoi burgosjen e Albin Kurtit, Ramush Haradinajt i vjen një reagim i ashpër!

Aktuale

Kërkoi burgosjen e Albin Kurtit, Ramush Haradinajt i vjen një reagim i ashpër!

Nga: N. Sh. Më: 16 mars 2022 Në ora: 17:42
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte terguar i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Haradinaj madje kërkoi edhe burgosjen e Kurtit.

“Është dashur ta ketë edhe Kosova një plan. Ju jeni befasuar se u janë rritur çmimet në vendin tuaj. Jeni zgjuar një mëngjes dhe e keni gjet litrin e vajit 3,49 e pastaj për ta mbuluar atë marre je duke i ndjek do, je duke dashur me i shti në burg do”.

“Më fal por për me hi në burg ishte dashur të hyjë kryeministri se ata që po i ndjek sot, se asnjë përgatitje paraprake nuk e ke bërë se si ta tejkalosh këtë krizë dhe është e palogjikshme qasja juaj e tillë”, deklaroi Haradinaj.

Mirëpo, pas kësaj deklarate të Haradinajt, ka reaguar analisti politik, prof. dr. Binak Maxharraj.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, Haradinaj po kërkon burgosjen e Kurtit të pakorruptuar, ndërsa ata që vodhën miliona nga shteti i Kosovës, sipas Haradinajt duhet të jenë të lirë.

Maxharraj në këtë reagim thotë se, Haradinajt dhe shumë të tjerëve po iu dhemb puna që po e bënë Albin Kurti.

Postimi i plotë:

KU PO I DHEMB RAMUSH HARADINAJT?!

Në seancën e Parlamentit të Kosovës Kryetari i AAK paska theksuar se ngritja e çmimeve për Kryeministrin Kurti qenka më e rëndësishme se sa luftimi i korrupsionit.

Ai në seancën e Parlamentit iu drejtua kryeministrit Kurti:

"Marre me t'ardhë, je ka i ndjek do (aludim në arrestimin e 50 policëve për korrupsion), me i çu në bë burg. Më besoni, para se me i ndjek ata, është dashtë me hy në burg kryeministri"

Pra, kjo i bie se së pari u deshka me shku në burg kryeministri Kurti i pa karruptuar veç pse po i ndiçka të korruptuarit, kurse këta të korruptuarit me miliona duke e vjedhë dhe plaçkitë këtë shtet, duke e ble për 3 euro një ari tokë e duke e shitur më pastaj prap shtetit për 6 mijë euro, po u deshka mos me shku n'burg, por le të vazhdojnë të vjedhin edhe më tutje.

Pra, këtu po i dhembë Ramush Haradinaj e shumë të tjerëve që e kanë mizen pas veshit dhe krejt kritikat që i bëjnë kryeministrit kanë për qëllim se a mos po tutet kryeministri dhe mos t’i qojë edhe këta në burg.

Por, pritni çdo gjë e ka radhën e vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat