Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Antonello De Riu.
Me të, ai ka biseduar mbi forcimin e sundimit të ligjit, për të cilin u tha se do të ndikonte në nxitjen e investimeve italiane dhe intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në çështje të drejtësisë.
Lumezi me këtë rast ka çmuar përkrahjen dhe ndihmën që ka dhënë Italia dhe vazhdon ta japë në forma të ndryshme për konsolidimin e shtetit ligjor.
Bashkëbiseduesit e vlerësuan mjaft të dobishëm këtë takim dhe u pajtuan që bashkëpunimi institucional të thellohet edhe në të ardhmen, thuhet në njoftim.